Pal Trashaj i dha fund jetës para ambienteve të SPAK, Bardhi: Kuvendi nuk mund të heshtë, mijëra qytetarë po vuajnë pasojat e abuzimeve të shoqërive të mikrokredive

Jul 4, 2024 | 18:02
SHPËRNDAJE

Gazment Bardhi, nga Kuvendi, ka ngritur shqetësimin e shoqërive të mikrokredive, duke thënë se për shkak të abuzimeve të me kreditë nga kompani të licencuara nga Banka e Shqipërisë, mijëra shqiptarë janë duke vuajtur.

gazment bardhi

Ai tha se për shkak të mosveprimit të institucioneve kemi një jetë të humbur, duke iu referuar Pal Trashaj, i cili piu fostoksinë para ambienteve të SPAK pasi kishte humbur pasurinë për shkak të mikrokredive dhe ndërroi jetë në spital.

“Një qytetar është vetëvrarë për shkak të mosveprimit të institucioneve. Nuk përbalta, por ndryshe nga ty (i drejtohet Eduart Shalsit) nuk mi mbyll sytë Gent Sejko, as interesat që fshihen në bankën qendrore. Lexova çfarë Prokuroria e Tiranës ka thënë për Bankën e Shqipërisë. Ju zgjidhni të bëni avokatin e Gent Sejkos, unë zgjedh të bëj avokatin e Pal Trashajt dhe 100 mijë shqiptarëve që janë në hall.

I shpreh ngushëllim familjes së Pal Trashaj. Besoj se Kuvendi për problematikën që prek ai rast, duhet të reagojë. Nuk mund të heshtim kur mijëra qytetarë që janë duke vuajtur pasojat e abuzimeve me kreditë nga kompani të licencuara nga Banka e Shqipërisë”, tha Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura