Pamje të reja pak pas atentatit ndaj Trump, policia dhe një agjent i Shërbimit Sekret shfaqen në çatinë ku ndodhet i vrarë autori i sulmit. Ja bisedat

Jul 24, 2024 | 7:30
SHPËRNDAJE

Pamjet e reja tronditëse janë publikuar pak momente pas atentati ndaj Donald Trump, ku policia lokale dhe një agjent i Shërbimit Sekret shfaqen duke qëndruar mbi trupin e pajetë të personit që tentoi të vriste ish presidentin amerikan më 13 korrik.

Capture

Ata thonë se 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, ishte identifikuar si një person i dyshimtë përpara se të hapte zjarr.

Videoja e kamerës së trupit, e publikuar nga senatori i Iowa-s, Chuck Grassley, tregon trupin e pajetë të Crooks të mbuluar me gjak në çatinë e godinës ku ai qëlloi drejt Donald Trump.

Një burrë, i cili mendohet se është një agjent i Shërbimit Sekret, i thotë një oficeri të Njësisë së Shërbimit të Emergjencave të Qarkut Beaver se trupi i Crooks dukej të ishte personi i dyshimtë që iu raportua më parë atyre.

“Pra, ky është djali,” thotë agjenti.

“Ky është ai,” përgjigjet oficeri i njësisë së shërbimeve të urgjencës të Qarkut Beaver.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura