Pamjet/ Aksident i frikshëm në Fier-Patos, njëri mjet i përmbysur anash rrugës, tjetri i shkatërruar! Të plagosurit dërgohen në spital

Jun 29, 2024 | 13:46
SHPËRNDAJE

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Patos ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur në vëndin e quajtur Grizë dhe në aksident janë përfshirë mjeti tip Audi dhe një mjet tip Ford.

Siç shihet në pamjet, Audi është shkatërruar në pjesën e përparme, ndërsa Fordi është përmbysur anash rrugës.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku po marrin ndihmën e duhut mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe ekspertë të cilët po punojnë për zbardhjen e  shkaqeve  të këtij aksidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura