Gjykata e Durrësit ka vendosur si mase sigurie “arrest në burg” për tre të arrestuarit në operacionin e koduar “Muzeu”, gjatë të cilit u godit grupi që merrej me prodhimin dhe shitjen e minave me telekomandë.
Gjatë operacionit policor zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës u kapën në flagrancë shtetasit:
Ilir Alliu, drejtues mjeti
Edmond Bardhi, pasagjer
Bledar Çakalli, pasagjer
Të tre ata do hetohen në burg.
Këta shtetas u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” dhe gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.
Nga hetimet paraprake rezultoi se këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al