Këto janë pamjet brenda xhamisë së Namazgjasë, e cila është drejt përfundimit të punimeve. Objekti i kultit, që është financuar nga qeveria turke, pritet në inagurohet në Festën e Bajramit, ku për herë të parë besimtarët myslimanë pritet të falen në këtë xhami.
Xhamia e Namazgjasë në Tiranës, e cila financohet nga Fondacioni i Çështjeve Fetare, konsiderohet më e madhja në Ballkan. Ajo ka një hapësirë ndërtimi prej rreth 5 mijë metrash katrorë, me një kapacitet prej 4500-5000 persona.
Xhamia pritet të jetë një qendër multi funksionale, ku pjesë e saj do të jenë: një sallë konferencash me një kapacitet prej 332 personash, një hapësirë me 10 klasa ku do të mësohet Kur’an-i Kerim si dhe një muze i cili do të quhet edhe ndryshe si “Muzeu i Bashkëjetesës”.
Nisja e punimeve për ndërtimin e saj është inauguruar 13 maj 2015. Në ceremoninë e hedhjes së themelit të saj merrnin pjesë, presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.
Xhamia e Namazgjasë pritej të hapej që në vitin 2019, por përplasjet e Presidentit Erdogan me organizatën FETO lanë pezull përfundimin e saj.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë më 7 janar të këtij viti, Presidenti Erdogan tha se “shpresonte që problemet për hapjen e xhamisë të zgjidheshin deri në muajin e Ramazanit”.
“Uroj dhe dëshiroj që shumë shpejt mbase deri në muajin e Ramazamit ta kemi zgjidhur dhe problemin e xhamisë së Namazgjasë. Duke e ditur se Shqipëria është një aleate dhe një mike e ngushtë e Shqipërisë, për sa kohë kjo miqësi e ngushtë do të vazhdojë mes nesh, nuk ka gjë që ne nuk mund ta zgjidhim”, tha Erdogan.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al