16 Shtator, 2017

 I mori kamarierëve bashkishet, aktorja e famshme nën akuzë


 

 

Aktorja e famshme Jessica Biel, gruaja e Justin Timberlake, është vënë nën akuzë. Atë e kanë denoncuar punonjësit e restorantit të saj. Biel ka në pronësi një restorant shumë të njohur në Los Angeles, ku shpesh mbahen edhe dreka të mëdha, darka apo festa me fëmijë.

Sipas punonjësve ajo bashkë me ortakët, u kanë marrë kamarierëve bakshishet prej 430 mijë dollarëshe, për disa evente private. Punonjësit e aktores kërkojnë tanimë një dëmshpërblim prej 1 milion dollarë. Kamarierët që hedhin akuza janë gjithsej 9.

 

Nga ana e aktores reagimi ka ardhur përmes përfaqësuesve të saj ligjorë. Ata e kanë quajtur një “keqkuptim teknik” dhe sipas tyre paratë janë marrë nga një menaxhere që është pushuar nga puna.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al