23 Korrik, 2024

Nga banore të Big Brother Vip me pushimë së bashku/ Vajzat e showbizzit mahnisin me bikini


Banorët e edicionit të 3-të të Big-Brother Vip duket se i kanë lënë pas hatër mbetjet dhe keqkuptimet me njëra tjetrën.

Bëhet fjalë për Erjola Doçin, Françeska Muratin, Roza Latin dhe Rike Roçin, vajzat kanë pasur përplasje të vazhdueshme gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi por sot në këtë kohë që flasim ato kanë zgjedhur të kalojnë disa pushime në praninë e njëra tjetrës. Destinacioni që ato kanë zgjedhur është jugu i Shqipërisë, Vlora.

Këtë e ka bërë të ditur moderatorja Roza Lati, e cila ka postuar një foto me vajzat duke e etiketuar me mbishkrimin “Kartolina jonë” dhe mbi foto ka vendosur vendndodhjen e tyre .

Të gjitha ato duken mjaft sexy dhe tërheqëse me bikinit e veshura. Ish-banoret duket se janë duke u zbavitur shumë . Të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve të tyre që i përgëzojnë që janë bërë bashkë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al