28 Shtator, 2017

5 tipet e vjehrrave. Cili tip e përshkruan vjehrrën tuaj?!


Miqtë gjithmonë mund t’i zgjidhni, mirëpo anëtarët e familjes nuk është e mundshme, prandaj edhe situata tensionuese ndërmjet nuses dhe vjehrrës pothuajse bëhen gjëra normale. Megjithatë, nuk do të thotë që problemet nuk mund të zgjidhen – ja disa këshilla.

 

Sado që të jetë marrëdhënia specifike dhe e komplikuar, mos lejoni që lumturinë dhe qetësinë familjare ta prishë marrëdhënia jo e stabilizuar dhe jo e rregullt me nënën e burrit.

Ne ju zbulojmë të gjitha tipat e vjehrrave dhe, ajo që është më e rëndësishme, mënyrat se si do të duhej t’u qaseni…

 Aleatja.  Ajo në fillim është tërësisht e magjepsur pas jush, sepse mendon se ka fituar shoqe të re. Mirëpo, pas një kohe të caktuar do të dëshirojë që nëpërmes jush ta ndryshojë birin e saj. Kuptohet, kritikat me vend duhet të vlerësohen, por problemet krijohen nëse fillon t’ju krijojë ngarkesë. Mjeti më i mirë kundër sjelljes së këtillë është sinqeriteti. Shpjegojani vjehrrës se nuk jeni e gatshme të bëheni pjesë e manipulimeve të saja.

 E gjithëdijshmja.  Ajo di të gatuajë mishrat më të shijshëm, ajo di ku gjenden veshjet më të lira, ajo e di se kur është më së miri të shkohet në pushime verore, ajo di se si duhet të edukohen fëmijët… Po, ajo është e gjithëdijshmja, e cila nuk e fsheh se është më kompetente se ju për gjithçka, sepse ajo ka 20 e më shumë vite që i është përgjigjur djalit të saj, e kjo nuk mund të ndryshohet brenda natës. Nëse futeni në luftë, vetëm do ta thelloni konfliktin. Në situata të këtilla më së miri është të reagoni me kthjelltësi.

E rezervuara.   Kur t’ju takojë, flet vetëm me birin e saj dhe kohë pas kohe ju drejtohet juve me disa fjali stereotipe. Distanca e saj ju krijon shqetësim dhe ju fyen. Bëje hapin e parë i cili do ta rregullojë atmosferën e tendosur – merreni në telefon, vizitoje, blini asaj ndonjë gjë të vogël. Nëse edhe pas kësaj ajo mbetet e ftohtë, atëherë s’ka ndihmë. Duhet ta pranoni si të tillë.

 

Vjehrra e ligë.   Ajo do të përpiqet t’i thotë atij se ju gjithçka e bëni gabimisht. Nuk frenon veten që publikisht t’ju qortojë sa herë që i jepet rasti. Pas kësaj, kuptohet, ngazëllehet. Pse e bën këtë? Sepse frikësohet se do ta humbasë djalin përgjithmonë. Çfarë të bëni? Ky është një skenar klasik nëpër të cilat jetojnë disa gjenerata. Atëherë nusja dhe vjehrra që në start e fillojnë luftën për pushtet, sepse në interes të të dyjave është që të luftojnë për fuqi (pushtet).

Viktima e përjetshme. Fjalia e saj standarde është “asnjëherë nuk keni kohë për mua!”. Ajo me shumë dëshirë çdo ditë do të vinte për t’ju hekurosur, përgatitur ushqimin dhe për t’ju ndihmuar. Nëse e refuzoni, do të sëmuret ose do të bëhet depresive, dhe do të mundohet që të ledhatuarit të saj t’ia imponojë ndjenjën e fajësisë. Ky është një rast shumë delikat, sidomos nëse ajo është e shkurorëzuar ose e ve. Çfarë të bëni? Zgjidhja e vetme është kompromisi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al