16 Shtator, 2017

7 gratë e showbizit që përtej skenës kanë edhe biznese afariste


Ato janë ndër disa damat më të njohura në Hollywood, ndërkaq talenti i tyre nuk është i lidhur ngushtë me atë industri.

 

Për shkak të punëve “të tyre dytësore”, këto shtatë dama mbajnë statusin e femrave të suksesshme afariste, prandaj edhe kanë qenë posaçërisht interesante.

 

Dhe jo vetëm që aktrojnë, këndojnë, promovojnë filmat e tyre, albumet, këto femra punojnë me zell, duke u kujdesur për brand-in e vet, duke krijuar diçka unike për veten.

 

  1. Jessica Alba

 

Para gjashtë vjetësh bukuroshja Jessica ka themeluar The Honest Company. Fjala është për kompaninë, e cila shet produkte jotoksike dhe etike të prodhuara për amvisëri, ndërkaq Alba ka themeluar edhe Honest Beauty – brand, i cili shet produkte për kurim të lëkurës dhe për grim. Vlera e kompanive të saj është 1.7 miliardë dollarë.

 

  1. Drew Barrymore

 

Përpos që është e famshme për karrierën prej aktoreje, Drew adhuron të qëndrojë edhe pas kamerës. Prandaj ka themeluar shtëpinë e produksionit Flower films, mirëpo nuk është kjo e gjitha. Ajo ka lëvizur nga Hollywoodi me suksese të tjera afariste. Fjala është për kompaninë e suksesshme të grimit Flower Beauty, të cilën e themeloi më 2013-ën.

 

  1. Jessica Simpson

 

Jessica Simpson para 11 vjetësh ka themeluar kompaninë e vet dhe koleksionin e veshjeve të modës, këpucëve, çantave, stolive, syzeve të diellit dhe aksesorëve të tjerë të modës. Gjithsesi është impresionuese dhe fitimi vjetor i brand-it të Jessica Simspon Collection, i cili është një miliard dollarë.

 

 

 

  1. Sarah Jessica Parker

 

Aktorja e famshme është adhuruese e madhe e këpucëve, kështu që Parker ka krijuar linjën e vet të këpucëve të femrave – SJP Collection. Përpos këpucëve të cilat punohen  në mënyrë artizanale në Itali, aktorja ka edhe linjën e çantave që prodhohen në Amerikë.

 

  1. Reese Witherspoon

 

Për Reese Witherspoon aktrimi nuk është profesion i vetëm jetësor. Ajo është producente e suksesshme dhe pronare e shtëpisë së produksionit Pacific Standrad. Natyrisht, kjo nuk është e gjitha. Para dy vjetëve, aktorja e njohur ka themeluar brand-in Draper James. Fjala është për koleksionin e modës për të cilin Reese inspirimin e gjen në viset jugore të SHBA-së.

 

  1. Gwyneth Paltrow

 

E famshmja Gwyneth, në vitin 2008, ka themeluar brendin Goop. Fjala është për ueb-faqen në të cilën ajo rekomandon produkte të ndryshme, nga pjesët e modës deri te gjërat për rregullim të shtëpive dhe ofron këshilla dhe receta të ndryshme. Gjithashtu, në kuadër të brand-it, ajo ka edhe linjën e vet të produkteve të bukurisë.

  1. Kate Hudson

 

Kate Hudson në vitin 2013 ka qenë njëra ndër themelueset e kompanisë Fabletics. Fjala është për rrobat e krijuara për femra të cilat bëjnë jetë aktive, përkatësisht për rrobat e dedikuara posaçërisht për stërvitje. Vetë Kate është njëra ndër fytyrat mbrojtëse të çdo fushate të kompanisë Fabletisc, ndërkaq me brand-in para pak kohësh ka bashkëpunuar dhe Demi Lovato, e cila ka krijuar koleksionin e vet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al