26 Korrik, 2024

Adele fejohet fshehurazi Rich Paul, këngëtarja i thotë “Po” propozimit për martesë


Adele është fejuar fshehurazi me agjentin sportiv amerikan Rich Paul. Pas muajsh spekulimesh se çifti ishin martuar, Rich në fakt i ka propozuar këngëtares për martesë rreth 1 javë më parë.

adele

Superylli botëror i ka thënë “Po” propozimit dhe e ka ndarë lajmin e bukur me miqtë e familjarët.

“Rich planifikoi që t’i propozonte në vendlindjen e saj dhe i dhuroi një unazë diamanti të 4 karat. Ata festuan me shampanjë në Chiltern Firehouse.” 36-vjeçarja ndezi thashethemet se ishte martuar pasi iu referua në skenë Rich si burri i saj.

adele1

Adele ka qenë e martuar me sipërmarrësin Simon Konecki nga 2018 deri në 2021. Çifti kanë një djalë 11-vjeçar, Angelo. Ajo nisi romancën me babanë e tre fëmijëve Rich, pas ndarjes dhe, në vitin 2022, u raportua se kishte blerë një rezidencë të madhe në Beverly Hills.

adele2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al