13 Nëntor, 2017

Akademia ”Kult” i përgjigjet Rozana Radit: Çmimet tona janë promovim i vlerave, jo …


Vetëm pak kohë më parë pasi u bënë publike nominimet për çmimet ”Kult” , Rozana Radi reagoi me anë të një statusi në Facebook ku ngrinte pikëpyetje përse akademia nuk e kishte nominuar këngën e saj fituese të ‘Kënga Magjike 2016’

Akademia ”Kult”  i është përgjigjur duke i thënë se të jesh fituese në festival, nuk është kriter i jurisë së “Kult”.

I ftuar në “Jo Vetëm Modë”, Ylli Sula, president i akademisë, tha se çmimet “Kult” janë promovim i vlerave, jo garë për t’u fituar.

“Çmimet Kult më shumë sesa garë, janë promovim i prurjeve më të mira dhe vlerave më të mira. Ajo ç’ka kishte thënë Rozana, kam përshtypjen se vjen nga mosnjohja e procesit të Kultit. Kulti nuk është shumatore e fituesve të çmimeve të dhëna. Kulti liston këngët të cilat do të votohen dhe më pas nxirren kandidaturat”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al