31 Tetor, 2023

Aktori i njohur fejohet me partneren pas divorcit nga ish-bashkëshortja


Aktori i njohur Channing Tatum dhe partnerja e tij Zoë Kravitz e kanë çuar lidhjen e tyre 2-vjeçare në një tjetër stad atë të fejesës, sipas revistës People.

Burime të shumta konfirmuan për median se aktori i kishte propozuar së fundmi Kravitz.

Megjithëse lajmi i ëmbël nuk është konfirmuar akoma nga çifti, aktorja së fundmi mabnte në dorë një unazë me gurë diamanti.Channing Tatum dhe Zoë Kravitz

Lajmi vjen disa muaj pasi Tatum gjatë një interviste tha se nuk e kishte idenë nëse do të martohej përsëri pas divorcit me ish-bashkëshorten Jenna Deëan.

Nuk e di nëse do të martohem sërish,” tha ai në ‘Vanity Fair’ në janar, ndërsa shtoi: “Marrëdhëniet janë të vështira për mua. Edhe pse jam pak monogamist. Në biznes, nuk kam frikë reale se mos asgjë do të shkatërrohet. Por gjërat e zemrës, kur bëhet fjalë për njerëzit që dua, e kam shumë të vështirë. Përfundoj duke u përpjekur shumë, e dini?”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al