30 Janar, 2023

Aktorja e njohur i jep fund beqarisë/ Publikohen pamjet nga ceremonia


Aktorja e njohur, Abigail Breslin ka bërë një hap të rëndësishëm.

Abigail Breslin - IMDb

Ylli i “Little Miss Sunshine”, 26 vjeç, hyri në Instagramin e saj të dielën (29 janar) për të njoftuar se është martuar me partnerin e saj, Ira Kunyansky. Breslin e cila u fejua me Kunyansky vitin e kaluar zbuloi lajmin me një foto ku tregonte unazën e martesës teksa iu drejtua fansave me mbishkrimin: “Vajza juaj u martua”.

Ndërkohë bashkëshorti i saj i ri ndau në Instagram një foto nga ceremonia e martesës. “E dua gjysmën time”, ka shkruar ai sipër postimit. Abigail dukej e mahnitshme me një fustan të bardhë mëngë prej tyli, ndërsa Ira mund të shihej me një kostum të zi pranë saj.

View this post on Instagram

 

A post shared by Ira Kunyansky (@richruski)

 

Ira gjithashtu ndau me fansat një numër fotosh dhe një video të realizuar nga të ftuarit e tyre, ku ata shihen duke u puthur në altar si dhe kërcimin e tyre të parë. Në një foto tjetër të ripostuar, çifti u pa nën një altar të gjelbër të zbukuruar me trëndafila rozë.

Mijëra fansa dhe miqtë e Abigail ishin të emocionuar për lajmin, të cilët e uruan me komente në rrjetet sociale. Çifti njoftoi fejesën e tyre gati një vit më parë, dhe janë të lidhur që nga viti 2017.

Abigail Breslin Is Engaged to Ira Kunyansky

Është një fund i lumtur për aktoren, e cila zbuloi vitin e kaluar se ishte një e mbijetuar e dhunës në familje dhe se marrëdhënia e saj e mëparshme abuzive e bëri të ndihej sikur “meritonte pak”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al