18 Shtator, 2017

Aktorja puth në buzë kolegun, në sy të bashkëshortit, ja si reagon ky i fundit


 

Kur një aktor fiton çmimin e madh në një mbrëmje të rëndësishme, ata që ka afër, e urojnë, e përqafojnë, duartrokasin për të, por Nicole Kidman ka qenë edhe më e ngrohtë, duke tejkaluar çdo parashikim apo situatë të kësaj natyre.

 

 

 

Mbrëmë janë ndarë çmimet Emmy dhe kur suedezi Alexander Skarsgård, mori çmim për serialin “Big Littel Lies”, ku interpreton edhe Nicole Kidman, e cila fitoi gjithashtu çmim për rolin e saj, aktorja shumë e gëzuar për kolegun, ia merr fytyrën në duar dhe e puth mbi buzë.

 

Ngjitur me Nicol ishte bashkëshorti i saj, Keith Urban, i cili vazhdoi të duartrokiste dhe të buzëqeshte. Epo,nëse këtij i thonë emancipim, ashtu le të jetë!

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al