Ema Andrea është një nga aktoret më të njohura për publikuun shqiptar.
Aktorja e njohur e ftuar tek “Një gotë Rose” ka rrëfyer për vështirësitë në jetë duke u shprehur se ka kaluar netë pa gjumë e ditë pa bukë për të përballuar e vetme jetën, pasi rritja e vetme e vajzës së saj, Sarës ishte një sfidë për të. Ishte vetëm një sudente në Akademinë e Arteve kur u bë nënë. Rritja e vetme e vajzës së saj, Sarës ishte një sfidë për të. Teksa ka rrëfyer për periudhat e vështira të jetës së saj, Ema është shprehur se ka kaluar netë pa gjumë e ditë pa bukë për të përballuar e vetme jetën.
Një nga temat e cila e bëri aktoren të shpërthejë në lot ishte ajo e humbjes së mamasë. Teksa në ekranin e madh në studio është shfaqur një foto e Emës me të shtrenjtën e saj, aktorja nuk ka mbajtur dot lotët. Me zërin që i dridhej ajo shprehu të gjithë dhimbjen dhe mallin që ndjen. “Kam dy vite që nuk i shikoj fotot e mamit. Nuk mundem…”, ka përfunduar Ema mes lotësh.
Duke u munduar ti japë forcë, Rozana u shpreh se duhet të flasim për mamatë në mënyrë që ti ndjejmë afër, edhe nëse nuk i kemi pranë fizikisht!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al