22 Shkurt, 2022

Arbana Osmani dhe Arbër Hajdari ironizojnë deklaratën e Donaldit pas daljes nga BBV: E mira është që bamirësia mos të bëhet me zë shumë të madh


Pasi nuk u shpall fitues në BBVIP, Donald Veshaj deklaroi se ka vendosur të ndërtojë ndërtonte 4 shtëpi për njerëzit në nevojë me para “nga xhepi i tij.” Kjo deklaratë e tij është komenetuarë në mënyrë indirekte edhe në puntatën e “Post BBVIP” nga Arbana Osmani dhe opinionisti Arbër Hajdari.

Ishte moderatorja ajo që e pyeti Arbër Hajdarin në lidhje me nismat për banirësi. Ai u shpreh se do të ishte më mirë që ato të mos  bëhen publike duke thumbuar tërthorazi deklaratën e fundit të Donaldit.

“Është gjë pozitive që bëjnë bamirësi. Ishalla Zoti ja shton garën për të bërë veprat e mira. E mira është që bamirësia mos të bëhet me zë shumë të madh, sidomos për figurat publike. Gjithmonë kam dashur që t’ia kishin shkruar në kontratë e t’i qëndronin fjalëve të tyre. Ka dy lloj bamirësish, ato që bëhen publike e ato që nuk bëhen. Do të doja shumë që të gjithë faktorët që marrin përsipër për të bërë shtëpi e për të bërë projekte humanitare dhe të shkojnë fizikisht aty.”, tha Arbër Hajdari.

Nga ana tjetër Donaldi pak ditë më parë u shpreh:

Falenderoj njerëzit që në kanë mbështetur, është një ndjenjë fantastike. Kanë qenë shumë, realisht shumë. Nuk di si tua shpreh mirënjohjen. Asnjëherë nuk e kam përjetuar këtë ndjesinë e njerëzve që të mbështesin në këtë mënyrë duke harxhuar lekët dhe euro e tyre për të më dhënë mua një fitore që nuk e mora. Gjithsesi ju përshëndes pafund. Doja të shtoja që unë vërtetë nuk e fitova çmimin e madh 100 mijë euro por kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i shtoj nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë. 2 në Kosovë, 2 në Shqipëri. 100 mijë euro që unë do i vendos nga vetja ime. Sepse është më e pakta që unë mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur. Do kisha dëshirë të ftoja edhe fituesin të cilin i uroj fitoren që të më bashkohet në këtë nismë për këtë komb që më ka mbështetur. Unë do e bëj nëse ti do mund të vish me mua.”

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al