2 Mars, 2022

Arbana Osmani shfaqet ‘ndryshe’ në Maldive, fotoja që ngriti dyshime


Moderatorja Arbana Osmani po shijon pushimet në Maldives me partnerin dhe dy fëmijët e saj. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku nuk kanë munguar as postime nga pushimet luksoze, por disa foto të publikuara së fundmi kanë lënë vend për dyshime.

Së fundmi ajo ka shpërndarë në llogarinë e saj në Insagram një foto nga Maldivet, ku duket mjaft elegante në krahasim me pozat e tjera. Por kjo ka lënë hapësirë për të aluduar se në fakt moderatorja mund të ketë përdorur fotoshop për të modifikuar format e saj.

Në foton e publikuar Arbana, e cila konfirmoi dy javë më parë se është shtatzënë, shfaqet me një bark normal. Ndër të tjera vihet re edhe forma e çuditshme e këmbëve, të cilat duken më të holla se zakonisht.

Nga ana tjetër në një video të shpërndarë nga partneri i saj, Eduard Grishaj, moderatorja ka veshur një fustan veror, ku barku i rrubullakosur është shumë i dukshëm se në foton tjetër.

Kujtojmë që Arbana Osmani deklaroi në nisje të natës finale të BBV, se është në pritje të fëmijë së tretë. “Ju nuk e dini, por këtë vit Big Brother e kemi prezantuar 2”, tha ajo .

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al