7 Tetor, 2023

Arti në zi! Pas betejës me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë në moshën 53-vjeçare aktori i njohur


Aktori i njohur në filmat “Django Unchained” dhe “Once Upon a Time in Hollywood”, është  ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare, pas  betejës me kancerin.

Ishte miku i tij, Jamie Foxx që bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram.

Keith, gjatë gjithë jetës tënde ke pasur një shpirt të pastër. Të gjithëve do të na mungosh shumë. Do të duhet shumë kohë që kjo plagë të shërohet. Lamtumirë, miku im, të dua.”– ka shkruar Foxx.

Jefferson ishte një aktor, producent, artist dhe trajner aktrimi, i cili fillimisht punoi me Foxx në  “The Jamie Foxx Show” në 1998. Përveç punës së tij me Foxx dhe Tarantino, Jefferson është shfaqur në projekte si “Buffalo Soldiers” dhe “The Burial”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al