31 Tetor, 2017

Aurela Hoxha kap ‘mat’ Albi Nakon , 1 mln dollarë ose ta publikova videon


Aurela Hoxha këtë vit është njëra prej konkurrenteve VIP të spektaklin “Dance With Me”. Spektakli i cili transmetohet çdo të hënë i dedikohet zhanreve të ndryshme të kërcimit. E gjithë ana profesionale sa i takon koreografive dhe numrave të kërcimit ka në krye firmën dhe emrin e Albi Nakos.

Si rrjedhojë, konkurrentët kalojnë më tepër kohë jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me Albin. Këtë të fundit Aurela e ka kapur ‘mat’ në ambientet e “Albi Bako Dance” me fshesë në dorë teksa po pastronte sallën e kërcimit.
“Ja ja si punon Albi Nako, besojeni apo jo. Albi çfarë po bëje. 1 milionë dollarë ose unë nxjerr këtë video.”- e ngacmon modelja me shaka duke e “kërcënuar” se do ta postonte në rrjetet sociale videon. Por Albi është treguar tip sportiv duke e pranuar atë që po bënte si edhe mesa duket publikimin e videos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al