2 Janar, 2023

Nga projektet e deri tek planet për vitin 2023, i zbulon Bardhi


Edhe pse kanë kaluar vetëm dy vite që kur hyri fuqishëm në skenë, Bardhi është kthyer në një nga yjet e estradës shqiptare.

Artisti me origjinë nga Kumanova përgjatë kësaj kohe ka mahnitur me projektet që ka sjell, performancat live e mes tjerash edhe me vokalin e veçantë.Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) edhe në vitin 2022 ka qenë mjaft i angazhuar me projekte dhe bashkëpunime, ndonëse nuk ka lënë anash as mbrëmjet e koncertet.Duke qenë një artist shumë i kërkuar në tregun muzikor, ai tanimë ka fituar zemrat e gjithë publikut anembanë trojeve shqiptare dhe jo vetëm.Në një intervistë për Telegrafin, Bardhi ka shpalosur detajet e vitit 2022, të pathënat e gjithashtu dhe planet për këtë vit. Kanë kaluar disa vite prej që je bërë pjesë e estradës shqiptare, si e përkufizon vitin 2022 Bardhyl Idrizi?

See the source image

Bardhi: “Viti 2022 ka qenë një vit mjaft i mirë për mua. Kam sjell projekte të panumërta, ka pasur dëshpërime, hidhërime por në fund është një gjë e bukur sepse e bëj me dashuri muzikën”. Telegrafi: Vitin që lamë pas ke sjell një sërë këngësh e bashkëpunimesh, cilën nga këto e vlerëson më shumë? Bardhi: “Kënga ‘Betohemi’ që nga dita e parë është vlerësuar shumë. Por, mund të them që kënga me Elvana Gjatën dhe DJ GIMI-O ka qenë ndoshta dhe një mrekulli për mua”.

 

Telegrafi: Bardhi po ashtu ishe shumë i kërkuar në mbrëmje e koncerte, si ndihesh tani para publikut? Çfarë ndjesie ju krijon?Bardhi: “Para publikut është një ndjenjë shumë e mirë, por tashmë është profesion gjithmonë njëjtë mund të them. Ndoshta në vendlindje kam pasur emocione duke e ditur që jam rritur këtu me një jetë jo edhe aq të mirë, në kushte të vështira”.Telegrafi: Çfarë mund të ndash nga viti 2022? Ndonjë moment të veçantë që ja vlen të ndani me fansat dhe publikun?

Bardhi: “Në vitin 2022 e kisha ndarë këngën me Elvanën “Ex” pasi ka qarkulluar pa u publikuar akoma me video dhe është bërë hit për tre ditë”.Telegrafi: Përveç muzikës, në çfarë tjetër ka qenë i fokusuar Bardhi? Keni qenë i përfshirë në ndonjë projekt apo fushë tjetër? Bardhi: “Për momentin përveç muzikës asgjë, ndoshta një biznes me menaxherin Jetmir Agaj si dhe me producentin Çelik Lipa, por diçka që lidhet me botën e muzikës”.Telegrafi: Pasi këto vite ke fituar zemrat e publikut dhe një pjese të madhe? A të ka bërë të ndryshosh ndonjë gjë nga vetja? Bardhi: “Besoj që ua kam fituar zemrat njerëzve me muzikën që bëj dhe sinqeritetin që kam, nuk kam ndryshuar ndonjë gjë”.Telegrafi: Çfarë ke mësuar nga viti që shkoi? Bardhi: “Kam mësuar që suksesi nuk duhet të bën të emocionohesh dhe t’i injorosh njerëzit që falë tyre ke arritur suksese”.

See the source image

Telegrafi: Cilat janë planet e juaja për të ardhmen në muzikë, konkretisht për në vitin e ri? Bardhi: “Planet e mia në vitin 2023 janë disa bashkëpunime ndërkombëtare me artistët Azet dhe Zunën, dhe më gjerë në Evropë”.Telegrafi: Një porosi për fansat dhe për gjithë lexuesit e portalit Telegrafi? Bardhi: “Faleminderit që na dëgjoni, na bëni të ndihem artistë. Normalisht nuk jam më i miri në projekte, por provoj të sjell më të mirën andaj dhe punoj vazhdimisht dhe publikoj shumë këngë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al