26 Korrik, 2024

Bebe Rexha ‘ndez’ skenën e ‘Sunny Hill’ me element kombëtar


Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, i mahniti të gjithë me performancën e saj mbrëmjen e djeshme në ‘Festivalin Sunny Hill’.

Ajo çfarë ra tepër në sy dhe u pëlqye shumë nga publiku ishte momenti kur Bebe nën tingujt e këngës së njohur ‘Say my name’ futi një element kombëtar siç janë tupanat. Performanca kulmoi me Bebe Rexhën që filloi të kërcente nën ritmin popullor, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme dhe të papërsëritshme për të gjithë të pranishmit. Njëkohësisht shihej edhe publiku teksa kërcente duke shoqëruar këngëtaren me duartrokitje.

Gjatë performancës ra në sy edhe stili unik i Rexhes, ajo kishte zgjedhur një veshje mjaft elegante për ta përfaqësuar veten atë mbrëmje. Kjo ishte hera e parë që këngëtarja performoi në Kosovë, dhe nuk kishim asnjë dyshim se do ta ndizte skenën ashtu siç bëri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al