17 Nëntor, 2017

Befason Kastro Zizo: I dërgova këngën me mesazh kryeministrit Edi Rama, por ai…


Kastro Zizo ka qenë i ftuari i radhës i programit e të premtes ‘’Top Show Magazine’’ ku ka folur në lidhje me ngjarjen e diskutuar të javës, ku kënga e tij nuk u kualifikua për të qenë pjesëmarrëse në festivalin e fundvitit në RTSH.

Ndërsa ka shprehur një lloj rebelizmi ndaj këtij vendimi, por edhe një lloj rebelizmi që e karakterizon gjithmonë ai ka thënë edhe se këngën ia ka dërguar Edi Ramës me mesazh ta dëgjonte, por ai e ka injoruar. Ndërsa në lidhje me statusin e ish-kryeministrit Berisha që e publikoi rastin si një censurë shtetërore, ai u shpreh se ngjarja është përdorur politikisht.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al