26 Tetor, 2023

Beteja me leuceminë, mes lotësh Wanda Nara zbulon për herë të parë kujt ia dedikon pjesëmarrjen në “DWTS Italia”!


Partnerja e futbollistit të njohur, Mauro Icardi, Wanda Nara gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në emision italian “Ballando con le stele” ka folur për betejën e saj me leuceminë.

Wanda Nara

“Më është dashur të udhëtoj në Milano dhe sa herë që udhëtoj bëj gjithmonë teste. Vlerat ishin pak të çuditshme dhe mjekët filluan të shihnin gjërat.”- tha modelja.

Ajo gjithashtu tregoi se sa e vështirë ishte për të në spital kur pa mediat që raportonte për sëmundjen e saj.

Ishte ndezja e televizorit në spital dhe shihja ‘Wanda është e sëmurë’ qaja pa e ditur se çfarë kisha në të vërtetë”, kujton ajo.

Pavarësisht sëmundjes së saj, ajo është bërë pjesë e “Dancing With The Stars” në Itali, ndërsa gjatë intervistës Wanda tha se një nga arsyet pse është bërë pjesë e këtij spektakli, ishin fëmijët e saj.

Më duhej të udhëtoja për në Milano. Sa herë që shkoj atje bëj disa teste rutinë. Rezultatet ishin jonormale dhe mjekët e zbuluan diagnozën time. Unë qaja pa e ditur se çfarë ishte. Fëmijët e mi ishin shumë të trishtuar. Kur më ftuan të isha në ‘Dancing With The Stars’, padyshim që situata ishte më e qëndrueshme. Para nënshkrimit të kontratës, i pyeta mjekët nëse mund të angazhohesha në këtë spektakël gjatë trajtimit. Ata më thanë po, 100 për qind, bëje. Besoj se është një shembull për fëmijët e mi. Ata do të ndihen sikur gjithçka është në rregull. Po kërcej për të treguar se jam mirë”, është shprehur  Nara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al