23 Korrik, 2024

Beyonce i jep leje Kamala Harris për të përdorur “Freedom” si këngën e saj zyrtare të fushatës


Beyonce i ka dhënë leje Kamala Harris të përdorë këngën e saj Freedom. Sipas CNN, Harris tashmë do të mund ta përdorë Freedom si këngën zyrtare të fushatës së saj elektorale.

beyonce

“Beyonce e dha shpejt miratimin e saj për përdorimin e këngës Freedom gjatë fushatës së Harris kur u kërkua leje të hënën”, tha një burim për rrjetin amerikan.

Pas lejes, kënga u vendos në mbylljen e fjalimit të parë të Harris të hënën pasdite.

Sipas CNN, nëna e Beyoncé, Tina Knowles, ka shprehur mbështetjen e saj për Kamala Harris që nga e diela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al