3 Nëntor, 2017

Bie rrjeti WhatsApp, probleme në të gjithë botën


Rrjeti i komunikimit WhatsApp ka rënë për më shumë se një orë në të gjithë botën, duke bërë që përdoruesit të mos mund të komunikonin me njëri-tjetrin.

Problemet janë raportuar në fillim në Britani dhe më pas në të gjitha shtetet e tjera.

Pas ndërhyrjeve në të, thuhet se problemi është zgjidhur, megjithatë në SHBA përdoruesit vazhdojnë të ankohen se nuk arrijnë të shkëmbejnë mesazhe në rrejt.

Edhe në Shqipëri janë raportuar probleme, por në këto momenti rrjeti funksionon normalisht./ Express.co/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al