10 Maj, 2022

Billboard Music Awards 2022/ Çfarë duhet të dini rreth një prej netëve më të mëdha të muzikës


Një nga netët më të mëdha të muzikës na pret këtë javë!

Drake, i shpallur “Artisti i Dekadës” vitin e kaluar

Artistët tuaj të preferuar, duke përfshirë Megan Thee Stallion, Olivia Rodrigo, Ariana Grande, Latto, Red Hot Chili Peppers, Doja Cat etj. do të bëhen bashkë më 15 maj në “Billboard Music Awards 2022” për të festuar një mbrëmje dedikuar muzikës dhe për të parë se kush do të marrë në shtëpi mikrofonat e artë të lakmuar, pra çmimet.

Kur janë “Billboard Music Awards 2022” dhe në cilën orë fillojnë?
“Billboard Music Awards 2022” do të transmetohet drejtpërdrejt të dielën, më 15 maj, në orën 20:00.

Mikrofoni i Artë

Ku mbahen “Billboard Music Awards”?
BBMA-të do të mbahen në Las Vegas në “MGM Grand Garden Arena.”

Si t’i shikoni “Billboard Music Awards”?
Ju mund t’i shikoni BBMA drejtpërdrejt në NBC dhe të transmetuara në Peacock nga telefonat dhe televizorët inteligjentë.

Kush do i prezantojë “Billboard Music Awards”?
Sean “Diddy” Combs do të do jetë në krye të BBMA-të këtë vit. Në një deklaratë muajin e kaluar, producenti tha: “Kjo do të jetë ndryshe nga çdo shfaqje çmimesh të të gjitha kohërave. Unë jam i emocionuar të merrem me performancat më të mëdha live dhe surprizat. Bota duhet të bëhet gati për ta parë.”

Cilët janë finalistët e “Billboard Music Awards”?
Më 8 prill, Billboard zbuloi të nominuarit për shfaqjen e ardhshme. The Weeknd kryeson me 17 nominime, duke përfshirë nominimet për “Top Artist” dhe “Top Hot 100 Song” për “Save Your Tears”, në bashkëpunimi i tij me Ariana Grande.

Pas këngëtarit të “Dawn FM” është Doja Cat me 14 nominime dhe me nga 13 nominime janë Olivia Rodrigo, Kanye West dhe Justin Bieber.

The Weeknd, Doja Cat, Olivia Rodrigo

Kush do performojë në “Billboard Music Awards”?
Billboard njoftoi se Mary J. Blige, Travis Scott, Latto, Red Hot Chili Peppers, Megan Thee Stallion, Burna Boy, Rauw Alejandro, Morgan Wallen, Silk Sonic dhe të tjerë do të dalin në skenë për të dhënë performanca epike.

Drake dhe djali i tij Adonis duke marrë çmimin në 2021

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al