Filloreta Raçi e njohur me emrin e saj artistik si Fifi duket e pandarë nga i dashuri i saj Adis Patushi. Këngëtarja ndan shpesh foto me të dashurin e saj edhe në rrjetet sociale, ku me sa duket merr edhe kritika apo mesazhe ofenduëse nga ndjekësit.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila postoi një nga 100 mesazhet që merr çdo ditë në inbox-in e saj.
“Na ke lodhur k*rin me atë 50-vjeçar që ka fëmijë e mundohesh t’i ngelësh në dorë me zor. Ik vëllaçko mos u shit lovely në rrjete sociale.”– thuhet në mesazhin që ndjekësi i ka shkruar Fifit, për të dashurin e saj. Këngëtarja shkruan: Si puna e mesazhit paraprak marr minimalisht 100 në ditë… Tmerr domethënë!
Më tej Fifi ka postuar disa statuse të tjera ku shprehet se është e lodhur nga krahasimet dhe opinionet e turpshme, që sipas saj vijnë nga njerëz që i njeh.
“Më keni lodhur… Krahasimet tuaja nivel zero… Opinionet një turp… shumica që komentojnë? Po janë profile fallco që 99% janë njerëz që unë i njoh…”- shkruan ajo në Instastory.
Në storyn pasardhës, Fifi flet për faktin se Adisi ka qenë i martuar dhe është baba i një fëmije:
“Adisi është baba dhe ka një fëmijë? Po dhe do t’ia respektoj fëmijën si të jetë i imi, përndryshe do të thotë që se dua njeriun që kam në krah. Adisi ka qenë i martuar? Po ka qenë, por s’i kam ndarë unë shyqyr se e di shumë mirë çfarë do ndodhte…”
“Fifi ti po e poston shumë… s’bën… turp… tmerr… lidhje që do zgjasi dy muaj… mos e puth…. Hapi sytë Adis shiko prej kujt në kë ke rënë… Fifi është k*rvë… Fifi është e shëmtuar…. Fifi është e dështuar…. Fifi ktej Fifi andej… O Fif ç’do me këtë burrë të martuar… O Fif a s’pate ndonjë djalë beqar po shkove e gjete me fëmijë…”- janë disa nga shembujt e mesazhe që vetë Fifi shkruan se merr çdo ditë.
Ajo e përfundon reagimin e saj ndaj ndjeksve duke shkruar se ka bërë një gabim që ka treguar jetën e saj private për publikun.
“Aman merruni me jetën tuaj… Aman. Më lini të jetoj aman. Përtej këngës, përtej muzikës, kam edhe unë një jetë… Dikush zgjedh ta bëjë publike dikush jo… Unë kam treguar çdo gjë timen, e bëra, e ndava me ju, e hëngra… Bëra gabim? Trashanik! Por e bëra, nëse s’ju pëlqen më bëj bllok. Por më lini të jetoj.
Nëse lëndoj dikë, nëse i bëj keq dikuj, nëse e fyej, nëse e dëmtoj dikë, nëse i hyj në hak dikujt, ju lutem më varni, më turpëroni…Po s’po ju bëj gjë. Unë thjesht po jetoj. Më lini të ndihem njeri.”– përfundon këngëtarja.
Prej disa muajsh Fifi dhe e Adisi po jetojnë romancën e tyre në sytë e publikut. Çifti i formuar pak kohë më parë, nuk e kanë pasur aspak problem që ta publikojnë historinë e tyre, duke mos i kursyer puthjet, përqafimet dhe dedikimet plot dashuri për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër. Në rrjetet sociale, çifti na le të kuptojmë se janë më të dashuruar se kurrë, duke qëndruar së bashku 24 orë në ditë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al