24 Korrik, 2024

“Çfarë i bëri Ledri Vula dashurisë së tij?” Rrëfehet këngëtari: Ua kam ngrirë gjakun…


Këngëtari i njohur Ledri Vula, ka folur mbrëmjen e djeshme për ‘Pushime On Top’ rreth jetës së tij sentimentale.Së fundmi ai ka qenë në qendër të vëmendjes në median rozë për ndarjen e tij nga Sara Hoxha për të cilën çifti nuk ka preferuar të flasë apo të na japë detaje.

Ledri është pyetur nga gazetarja për një frazë të një prej këngëve të tij: “Çfarë i banë kësaj dashnie”.

“Çfarë i bëri Ledri dashnisë së tij?”- e pyet gazetarja.
“Kurrëgjo hiç!”-përgjigjet këngëtari, “Duhet ti kisha bo diçka”- vijon ai përsëri duke mos dhënë detaje të tjera si çdo here.

Ndër të tjera gazetarja e pyet se kush ka qenë një rast që ai i ka ‘ngrirë gjakun’ dikujt dhe ku Ledri Vula për t’ju përgjigjur kësaj pyetje ka ndarë një histori personale dhe njëkohësisht humoristike me ne.

“Prindërve! Prindërve ua kam ngrirë gjakun ditën e parë të shkollës, në klasë të parë, pasi ka përfunduar orari mësimor nuk kam ikur në shtëpi, por kam ikur tek një shok dhe atëherë nuk ka pasur telefona për t’u marr vesh dhe kanë dalë të më kërkojnë në gjithë qytetin”-shprehet duke qeshur Ledri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al