16 Dhjetor, 2019

Çifti hedh unazat e martesës me diamant në kosh, gërmojnë në “malin” me 30 ton plehra për ti gjetur


Një çift australian kanë përjetuar momentin më të tmerrshëm të jetës së tyre kur zbuluan se kishin humbur unazat e martesës dhe të fejesës prej diamanti.

Ata po rinovonin shtëpinë e tyre në periferi të Melbourne dhe hodhën një sasi të madhe mbeturinash në qendrën e grumbullimit të plehrave.

Por kur u kthyen në shtëpi kuptuan se aksidentalisht hodhën një kuti të vogël bizhuterish që mbante brenda unazat e fejesës dhe martesës.

Menjëherë telefonuan qendrën e mbledhjes së mbeturinave për t’i informuar për unazat.

Kur mbërritën atje, mbledhësit e plehrave dhe punonjësit e këshillit të qytetit hapën kontejnerin që përmbante 30 ton plehra, midisi tyre kuti kartoni, mobilie dhe në fund të saj çifti gjeti kutinë rozë të bizhuterive me unazat brenda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al