15 Nëntor, 2017

Çmimet Kult 2017/ Ja cilët triumfuan në secilin zhanër


Çmimet Kult që prej disa vitesh arrijnë që të bashkojnë të gjitha zhanret e artit shqiptar në një garë ku shpallen emrat më të mirë në secilën fushë të artit. Natën e shkuar është zhvilluar në sallën e Koncerteve të Katedrales Ortodokse në Tiranë, mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve për të 13-tin vit radhazi

Aktorë, këngëtarë, autorë librash, instrumentistë, balerinë e artistë të artit pamor dhe jo vetëm, pritën me emocion ndarjen e çmimeve.

Emra të shumtë të artit dhe kulturës shqiptare ishin pjesë e eventit, drejtimi i të cilit i ishte besuar Leonard Bomabjt dhe Vikena Kamenicës.

Lista me disa nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes:

Artisti Pamor i Vitit
Bashkim Ahmeti

Balerini i Vitit
Ervis Nallbani

Instumentisti i Vitit
Jonian Kadisha

Interpretuesi lirik i Vitit
Vikena Kamenica

Kënga e Vitit
Alban Skënderaj

Aktorja e Vitit

Adelina Muça

Aktori i Vitit
Bujar Asqeriu

Regjia e Vitit
Altin Basha

Libri Artistik i Vitit

Artan Fuga

Përkthimi i Vitit

Saverina Pasho

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al