14 Nëntor, 2017

Ç’po ndodh me Kylie Jenner? Festë me pizhama dhe ‘’baby shower’’ , por ende nuk ..


Ndonëse Kylie nuk e ka konfirmuar ende shtatzëninë çuditërisht ajo ka realizuar një ‘’baby shower’’ për fëmijën që është në pritje.

Falë dekorit, ne mësuam edhe gjininë e bebit, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe: 20-vjeçarja është në pritje të një vajze.

Tema e “baby shower-it” ka qenë festë me pizhama, e ngjashme me atë që ka organizuar Kim Kardashian për Saint në 2015.

Kylie është përpjekur që të qëndrojë jashtë syrit të publikut, duke mos dashur të shkrepë asnjë fotografi. Ndoshta kjo për faktin se ajo nuk do të duket me barkun e rrumbullakosur në publik se ngjan shëndoshë?

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al