19 Korrik, 2024

Cucurella mban premtimin, lyen flokët ngjyrë të kuqe pasi Spanja fitoi kupën e Europës


Bëri një premtim nëse Spanja do të fitonte Euro 2024. Mbrojtësi i krahut të Chelseat tha se do të lyente flokët ngjyrë të kuqe dhe tashmë e ka përmbushur, në më pak se një javë pas finales kundër Anglisë.
collage-de-marc-cucurella-con-el-pelo-rojo-tras-ganar-la-eurocopa--instagram-cucurella3

Flokët më të famshëm të kombëtares spanjolle kanë një ngjyrë të re. Mbrojtësi premtoi se, nëse ‘La Roja’ do të fitonte titullin e katërt kontinental, do të kyente flokët.

“Ajo që premtohet është borxh”, shkruan futbollisti spanjoll krahas disa imazheve me look-un e tij të ri.

Cucurella fitoi pozicionin e titullarit dhe u votua si mbrojtësi i majtë më i mirë i të gjithë Kampionatit Evropian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al