2 Mars, 2022

Dafina Zeqiri vjen me projektin e ri muzikor, zbulon datën e publikimit


Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj, ku përmes një postimi në Instastory ka zbuluar se së shpejti vjen me një projekt të ri muzikor.


Kënga do të publikohet në datën 7 Mars dhe do të vjerë si një surprizë për publikun.


Dafina ka treguar se kjo këngë do të jetë një bashkëpunim me Muma, dhe do të titullohet “Dashni”.

Ndërkaq, kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë në mes dyshes, pasi vitin e kaluar ata sollën remiksin e këngës “Pa ty”, e cila u pëlqye mjaft shumë nga publiku, duke u klikuar mbi 52 milionë herë në Youtube.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al