14 Nëntor, 2017

Dania Bazaiti ngre temperaturat në dimër, pas nudove rikthehet me bikini në Bjeshkë


E shohim të shtunave në ekran në rolin e këshillueses së modës në “Jo vetëm modë”, por talenti i vërtetë i Dania Bazaitit është të bëjë modelen. E ndërkohë që temperaturat kanë rënë mjaftueshëm, modelja ka çuditur ndjekësit në Instagram me postimet e një seti fotosh me bikini, të realizuara në Bjeshkë.

Ndjesinë që përjeton në fotot e realizuara nga fotografi nga Kosova, Avni Selmani, Dania e përshkruan si gjendje qetësie dhe deliri, ndërsa pozon e shtrirë sipër gurëve të një lumi. Fotot me titullin “White Mermaid” janë pjesë e projektit “Summertime sadness” (Trishtimi i verës), që ka vendosur t’i publikojë në prag të dimrit. Ky është seti i dytë impresionues që Dania realizon brenda vitit, pas atij me titull “Shapes of a loving heart”, një editorial i veçantë i fotografit Renuar Locaj, që u publikua në revistën amerikane “Ellements”.

Vajza brune nga Shqipëria, që shfaqej topless apo e lyer me baltë, bëri bujë në setin që ngriti temperaturat në rrjetet sociale, pasi vetëm në pak ditë u shit në internet. Modelja që ka pozuar më parë për marka të njohura rrëfeu në një intervistë për gazetën “Panorama”, se ideja e fotove nuk ishte aspak te nuditeti, pasi e gjitha ishte një histori e trishtë si në një film që u rrëfye me anë të pozave ku ajo u fotografua e zhveshur.

MODELJA 52 KG QË GUXON ME FOTO HOT, KUSH ËSHTË AJO NË BOTËN E MODËS

Tashmë është bërë pjesë e televizionit, por eksperiencat e saj në modë kanë arritur kulmin në Milano, ku dhe ka punuar për shumë firma të njohura, si “Prada”, “Versace” apo “Sisley”. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ajo është shprehur se pikësynimi i saj i radhës është Londra, pasi nuk ka shkuar ende dhe nuk e ka provuar si treg. Ndër të tjera ajo është shprehur dhe çfarë planifikon të arrijë. “Ambiciet e mia janë normalisht ‘Fashion week’ në katër qytetet kryesore të modës Nju Jork, Londër, Milano, Paris dhe revistat me emër, si ‘Vogue’, ‘GQ’, ‘Elle’ etj”.

Në lidhje me setin e fotove të guximshme topless, të realizuara nga fotografi i njohur, Renuar Locaj, foto që i dhanë asaj famë, ajo është shprehur: “Nuk besoj se seti fsheh ndonjë guxim të madh, të them të drejtën, sepse ajo është puna ime dhe shumë modele të njohura e të panjohura në botë realizojnë sete fotografike topless. Gjithsesi, ideja e setit nuk është aspak te nuditeti, por është e gjitha një histori.

Sesi një njeri i zhytur në “baltë” kapërcen çdo gjë dhe rilind si një person më i fortë se më parë duke kaluar vështirësitë. Seti m’u propozua nga Renuar Locaj në dhjetor e më pëlqeu shumë si koncept, dhe seti e videoja e realizuar nga ideografi Blerti Talelli. Ndër të tjera, ajo tha se nuk e mendoi dy herë dhe se fotot u pritën shumë mirë dhe komentet që mori ishin shumë pozitive.

Sa për preferencat e saj në botën e modës, ajo u shpreh se modelja e huaj që i pëlqen është Adriana Lima, kurse mes shqiptareve, Emina Cunmulaj. Në lidhje me formën e saj fizike tepër elegante, që e bën të duket bukur me çdo veshje, ajo tregon: “Unë të vetmet ushqime që kam sakrifikuar janë fastfood-et dhe pijet e gazuara. Mundohem të ha sa më shëndetshëm dhe ta alternoj me aktivitet fizik. Pesha ime aktuale është 52 kg, kështu që përpiqem të ushqehem shëndetshëm dhe të bëj aktivitet fizik”. Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al