15 Nëntor, 2017

Dashuri në kohëra dixhitale, romanca që kalon nga teknologjia!


Nuk është sekret që rregullat e romancës janë revolucionarizuar dhe shumë njerëzi i janë kthyer teknologjisë për të gjetur partnerin e jetës. Me aplikacione të ndryshme dhe platformat e rrjeteve sociale, takimet në ‘moshën dixhitale’ shpesh janë një fushë e minuar. Pra çfarë konsiderohet e pranueshme për të tërhequr vëmendjen e dikujt dhe zemrën e tyre?

Sipas një studimi të ri të Huawei, i cili ka pyetur 1000 beqarë australianë, është më e pranueshme të shkrepësh një selfie në takim se sa të dërgosh një mesazh apo e-mail.

Dhe megjithëse ka disa kufij që nuk duhen thyer, më shumë se 2/3 e të rinjve beqarë mendojnë se është e pranueshme të përdorin telefonin në një takim, dhe vetëm një e treta e tyre do të bënin një selfie në takim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al