19 Mars, 2022

Dedikim për Donaldin? Beatrix Ramosaj gati këngën me Dafina Zeqirin dhe partnerin e saj


Këngëtarja Beatrix Ramosaj ndezi ditën e djeshme dyshimet se mund të jetë duke sjellë një tjetër projekt muzikor, madje fansat dyshuan se mund të jetë një dedikim ndaj ish të dashurit të saj, aktorit Donald Veshajt.

Vëllai i saj, këngëtari Alban Ramosaj, konfirmoi se ish-banorja e BBV së shpejti do të sjellë një këngë të re, pas komentiti që la në postimin e saj: Kush është gati per kengen e re t’Trixës”

Megjithatë, këngëtarja mori sërsh vëmendje me një foto-album të postuar më pas, në llogarinë e saj në Instagram.

“Unë meritoj më shumë”, shkruan ajo bashkëngjitur me fotot.

Sërish, seksioni i komenteve në postimin e saj ka zbuluar detaje të reja rreth këngës që Beatrix po planifikon të sjellë.

Me sa duket kësaj here këngëtarja do të sjellë një bashkëpunim me çiftin e njohur Dafina Zeqiri dhe Dj Geek. Dyshja kanë lënë komente në foton e Ramosajt fragmente që tingëllojnë si tekste kënge, ndërsa këngëtarja i ka fiksuar si komente në postimin e saj.

Ja çfarë shkruajnë Beatrix-Dafina-Dj Geek në komente:

“Se ti, ti, ti,…”, shkruan Dj Geek ndërsa Beatrix përgjigjet: Më shumë se ti, ti, ti.

Nga ana tjetër Dafina Zeqiri shkruan një tjetër frazë:

“Se zemra gabon por dikur e gjej dikë që…”

Ndërkohë Beatrix përgjigjet: Ndoshta mua më do më shumë se ti…

Ndërkohë nuk mungojnë as komentet nga ndjekësit në lidhje me këtë bashkëpunim mes artistëve, të cilët janë të ndarë në mendime të ndryshme.

Kujtojmë se edhe aktori Donald Veshaj ka paralajmëruar një projekt, të cilin fansat dyshojnë se ia ka kushtuar Bora Zemanit. Në fragmentin e këngës që ka postuar, Donaldi dëgjohet të thotë:

“Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”

 Ka mjaftuar ky fragment që ndjekësit të nisin të dyshojnë se kënga mund të jetë një dedikim për njërën nga ish të dashurat e tij.

Disa nga komentete e ndjekësve:

“Fraza që i the Semit që do ta përdorje në ndonje text tjetër”

“Po normal që për Borën, këtë frazën ia ka thënë Semit atë ditë që në shtëpi lëshohet kënga TL”

“Ore këtë thënjen idioti jot e kam dëgjuar kur i the Semit se tek TL deshe ta përdorësh”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al