25 Prill, 2019

Dëshironte buzë të fryra, nëna e dy fëmijëve mbeti e terrorizuar nga rezultati (FOTO)


Një nënë e dy fëmijëve ka mbetur e terrorizuar nga buzët e saj të fryra, pas pati një reagim të keq nga trajtimi i mbushësve.

29-vjeçarja Christina Burton ka nxituar për në spital, kur buzët e saj kanë nisur që të fryhen e të “dalin jashtë kontrollit”, ndërsa nuk merrte dot frymë pas një trajtimi 75 paund në shtëpi.

Tashmë nënës nga Manchester, për të luftuar reagimin e dhimbshëm i nevojitet që të marrë oksigjen. Ajo ka treguar se e dinte që në fillim kur vendosi kremin se diçka nuk po shkonte mirë, por u sigurua se ishte një reagim normal.

Por brenda disa orësh që po mbante kremin mbushës në buzët e saj, 29-vjeçarja ka treguar se dhimbja dhe enjtja është bërë e padurueshme dhe se i është dashur që të thërriste një ambulancë.

“Buzët e mia po bëheshin gjithnjë e më të mëdha dhe kisha shumë dhimbje. Për një çast mendova se buzët do të shpërthenin. Nuk mund të gëlltitja asgjë. U përpoqa që të merrja ilaçe kundër dhimbjes dhe vendosa akull që t’i mbaja të ftohta, por ato dolën jashtë kontrollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al