22 Nëntor, 2018

Dhunoi taksistin për 4.8 paund, Gjykata lë në burg ish-lojtarin e Juventusit


Niklas Bendtner do të vazhdojë të qëndrojë në burg edhe për 50 ditë pasi ishte Gjykata e Apelit e cila nuk e ndryshoi vendimin e dhënë të mëparshëm nga Gjykata.

Ish-lojtari i Juventusit u porcedua për dhunë, pasi në gjendje të dehur kishte kaluar një natë në “party”  dhe kishte goditur një taksist të cilit i theu hundën.

Ai refuzoi që të bënte pagesën prej 4.8 paund si një klient normal, duke degjeneruar në dhunë. Kamerat që ishin vendosur në kabinën e makinës, treguan gjithçka dhe autoritet përkatëse u bazuan te këto video.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al