7 Janar, 2021

“Dj Geek përgjithmonë”- Dafina Zeqiri dhe partneri i saj nuk i kursejnë më komentet romantike për njëri-tjetrin në rrjete sociale


Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan pak ditë më parë ribashkimin e tyre.

dafina zeqiri dj geek (10)

Këngëtarja postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga videoklipi i fundit që ka realizuar me Ylli Limanin. Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.

dafina zeqiri dj geek (5)

Madje, ata e uruan në çift Vitin e Ri! Dafina ndau në Instastory një video me partnerin e saj, teksa ndodheshin së bashku në makinë.

dafina zeqiri dj geek (9)

Për më tepër, Dafina e kaloi mbrëmjen e ndërrimit të viteve në shtëpinë e Geek me të afërmit e tij. Ishte Dj i mirënjohur ai që ndau video nga mbrëmja e tyre festive ku ra në sy edhe pjesëmarrja e këngëtares.

dafina zeqiri dj geek (2)

Së fundmi, Dj Geek i ka lënë komentin më romantik partneres së tij në foton e saj të fundit të publikuar në Instagram.

dafina zeqiri dj geek (1)

E imja” i ka shkruar Dj Geek ndërsa këngëtarja ia ka kthyer: “Gjithmonë”!

dafina zeqiri dj geek (8)

Para disa muajsh dyshja i habitën të gjithë pasi konfirmuan publikisht se ishin ndarë, pak kohë pasi kishin nisur lidhjen e tyre.

dafina zeqiri dj geek (7)

Zeqiri u shpreh se ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit.

dafina zeqiri dj geek (3)

Mirëpo kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe tani ata duken shumë të lumtur bashkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al