6 Shtator, 2022

Dojna Mema flet për periudhën e vështirë pas lindjes: Shenja e operimit dhe barku i maskuar në xhinset dy masa më të mëdha…


Ardhja në jetë e një fëmije përetj gjithë domethënies dhe gëzimit që sjell në jetë e nënave të reja, mund të shoqërohet me paqëndrueshmëri psikologjike dhe emocionale për shkak të presionit të madh shpirtëror, që quhet depresioni i pas lindjes (postpartum ose pastnatal). Megjithatë, Dojna Mema duket se po e kalon në mënyrën më të mirë të mundshme këtë periudhë.

Ajo ka publikuar në Instagram një selfie ku pozon para pasqyrës me reçipeta dhe xhinse duke vënë në pah barkun e saj. Krah fotos, moderatorja shkruan se dashuron çdo milimetër të trupit të saj, duke shërbyer kështu si një shembull për nënat e reja.

“Jam krenare për trupin tim që për nëntë muaj ishte shtëpia e një qenieje tjetër dhe i dha jetë dashurisë më të madhe times. Kështu që barkun e maskuar në xhinset dy masa më të mëdha dhe shenjën e operimit i dashuroj në çdo milimeter të tyrin. Faleminderit Zot#postpartum”-shkruan Dojna.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Pak javë më parë Dojna dhe Vlashenti mirëpritën në jetë djalin e tyre Nolan Sol. Nolan do të thotë kampion ose dikush me gjak fisnik. Kurse Sol, një emër neutral nga gjinia, është me origjinë hebraike. Dy kuptimet e tij, “lutje për” ose “paqe”, do t’i tregojnë fëmijës se ata janë një bekim në jetë dhe se e bëjnë botën një vend më të mirë. Është një drejtshkrim alternativ i Saulit, i cili ishte mbreti i parë i Izraelit në Biblën hebraike dhe në Dhiatën e Vjetër të Krishterë. Megjithatë, nuk dimë të themi nëse Dojna dhe Vlashenti janë frymëzuar nga këto kuptime kur i vendosën të birit këtë emër.

Në mars, Dojna Mema njoftoi shtatzëninë përmes një videoje në Instagram. Muaj më parë, moderatorja i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi për martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.

Përgjatë përiudhës së shtatëzanisë, Mema nuk është treguar aspak hermetike për publikun ku ka ndarë çdo detaj dhe çdo moment të veçantë në rrjetet sociale. Pak para se të bëhej nënë Dojna ka bërë një rrëfim të rrallë duke zbuluar gjithçka mbi shtatzëninë, raportin me Vlashentin e shumë detaje të tjera. Në një intervistë për ‘Revista Who” moderatorja ka hapur zemrën dhe ka shuar shumë kuriozitete.

Edhe pse zbuloi se nuk e kishin në plan të bëheshin prindër, prezantuesja ka treguar se kur e zbuluan e deshën me gjithë forcën e tyre: “Mendoj vërtet që janë fëmijët ata që zgjedhin prindërit dhe jo anasjelltas. Në rastin tonë, nuk po luteshim për të patur një fëmijë, por kur e zbuluam e deshëm me gjithë forcën tonë. Unë e kam ndjerë që në atë çast edhe gjininë e tij. E dija që ishte djalë. Ka diçka magjike, prej një tjetër bote, në ndjesitë dhe intuitën e një gruaje shtatzënë.”

Duke folur për këtë periudhë 9-mujore, Dojna ka treguar se muajt e parë ishin të lodhshëm duke qenë se drejtonte “Fan Club”, në tremestrin e dytë ka udhëtuar shumë ndërsa sa i përket tremujorit të fundit ka qëndruar në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al