17 Qershor, 2022

Drake publikon albumin e shtatë surprizë dhe fansat ‘u tronditën’ nga ndryshimi i papritur i stilit të tij


Së pari Beyonce dhe tani Drake?! Fansat po ndihen ‘të llastuar’ këtë verë.

Vetëm nëntë muaj pasi publikoi albumin e tij të gjashtë, reperi kryesues i top-listave është rikthyer me të shtatën, “Honestly, Nevermind”. Ndërsa kopertina e tij gotike duket si një meme e ‘Foos Gone Wild’, ky album me 14 këngë me publikim të befasishëm është një eksperiment i pazakontë për një superyll të zhanrit të Drake. Është albumi i parë ‘dance’ pas pandemisë dhe me shumë mundësi do të jetë albumi më i kontestuar i karrierës së tij. “Honestly, Nevermind” e ribashkon atë me bashkëpunëtorët e vjetër Noah “40” Shebib, Oliver El-Khatib, Noel Cadastre dhe Black Coffee.

Disa përshtypje fillestare:Po, çdo album i Drake ka të bëjë me të qenit i pasur dhe i trishtuar në zonë VIP të një clubi në orën 4 të mëngjesit. Por “Honestly, Nevermind” tingëllon sikur ai po konsumon ketaminë në ‘Panorama Bar’ në Berlin. Ndikimi i Black Coffee është i fortë, ritme 4/4  dhe akorde sintetike. Gjithçka rrotullohet rreth 125 BPM(pra me ritme të shpejta), përveç momenteve të rralla, tekno në “Sticky”, “Currents” dhe “Massive”.

A e ka seriozisht me muzikën house?

Drake ka bërë kombinime të mëdha në muzikën pop – nga drilli i Mbretërisë së Bashkuar tek Afrobeats dhe stili xhamajkan. Është një pjesë aq themelore e gjithë muzikës së tij, saqë është e vështirë edhe ta mundë dikush në këtë gjë. Por kjo është hera e parë që ai eksperimenton në një zhanër të tillë.

Fansat e Drake janë tronditur nga ndryshimi i tij. Ndryshe nga albumet e tjetër të Drake, ‘Honestly, Nevermind’ bën një largim rrënjësor nga ‘Scorpion’ i 2018-ës ose ‘Certified Lover Boy’ i vitit të kaluar. Fansat kanë ndarë mendimet e tyre për projektin në rrjetet sociale, dhe shumë shprehen të befasuar.

“Unë e dua muzikën house dhe Drake e shkatërroi atë, është ndryshe dhe ka atmosferë verore”, shkroi një person. “Pra, Drake po bën muzikë house tani?” pyeti një tjetër, ndërsa dikush tjetër shkroi: “A po tallet me ne Drake?”

Ky album i ri i Drake #HonestlyNevermind do të gjejë audiencën e tij,” -shkroi një fans. “Nuk është tipike për të, por ka cilës. Krijuar për një audiencë të ndryshme.” Një tjetër fanse shprehu mbështetjen për muzikën e re të reperit, duke thënë: “Albumi i Drake është padyshim një nga projektet më të mira të këtij viti. Gjëra vërtet të shkëlqyera dhe ai me të vërtetë po eksploron një zonë të re që është edhe guximtar dhe inovativ.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al