Balerina e njohur Isida Mollaymeri nuk e ka fshehur dëshirën e saj për të qenë drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Madje, ajo pranoi se ka bërë edhe disa studime jashtë fushës së saj vetëm për këtë gjë.
E ftuar në “E diell” në rubrikën e lojërave dhe dënimeve “Dielli apo Hëna” Isida u pyet se cilin prej artistëve të TKOB do hiqte nga puna nëse do e bënte realitet dëshirën e saj. Edhe pse pranoi se ka shumë njerëz që meritojnë të hiqen ajo nuk e tha një emër.
“Të gjitha shkollat e tjera që kam bërë sigurisht që i kam bërë për drejtoreshë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. E dinë të gjithë ata që më njohin. Nuk mbahem që heq njerëz nga puna edhe pse aty e meritojnë shumë. Nuk do hiqja njeri, nuk po them emër.” – u shpreh Isida.
Isida i është bashkuar së fundmi ‘Just Dance’ rubrikës së kërcimeve në ‘E diell’ si pjesë e jurisë. E pyetur se cilin prej anëtarëve të jurisë do donte të hiqte ajo tha emrin e Enada Hoxhës.
“Këtë e kam shumë të thjesht. Enada Hoxha sepse na i mori të gjitha. Kupën, komentet, vëmendjen, ylli. Enada të dua gjithsesi.” – u shpreh balerina.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al