19 Nëntor, 2017

E dashura e djalit të Ardit Gjebreas feston ditëlindjen , urimi i ‘’vjehrrës’’ është epik


Ardit Gjebrea është padyshim një ndër moderatorët më të njohur dhe më popullor në Shqipëri, i cili herë pas here në programin e tij, përmend familjen si një pjesë shumë të rëndësishme. Edhe pse ai nuk tregon detaje të jetës së tij familjare, kurioziteti për ta është i madh tek publiku.

Pak javë më parë djali i tij bëri publike lidhjen e tij me Merlin Xhaxhiymeri, duke publikuar foto të bashku e duke e shoqëruar me një ikonë zemre dhe prej asaj dite nuk kanë munguar postimet romantike.

Këtë herë ai ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet së bashku me të dhe e uron për ditëlindje. Mirëpo surpriza në këtë foto ka qenë urimi i mamasë së Jonit, Anilës, e cila mesa duket e do shumë “nusen” e saj të ardhshme.

“Gezuar dashurise tende, shume lumturi dhe bekime pafund. Ju dua e ju puth fkrt fort,”-përfundon komenti i Anilës, bashkëshortes së Arditit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al