3 Qershor, 2024

“E kapa të dashurin duke më tradhtuar me…”/ Ish-banorja e “BBV” rrëfen historinë e saj: Këngët ia kam dedikuar atij!


Këngëtarja nga Kosova, Vesa Smolica ka rrëfyer tradhtinë që ka përjetuar nga ish-partneri i saj.

Gjatë një interviste në emisionin “E diell”, ish-banorja e “Big Brother VIP” tha se e ka kapur “mat” të dashurin e saj duke e tradhtuar me një vajzë tjetër.

Pas kësaj situate Vesa mori vendimin për ti dhënë fund marrëdhënies së tyre, megjithëse në një mënyrë shoqërore.

Nga ana tjetër ajo tregoi se të gjitha këngët i ka dedikim për ish-partnerin.

 

Pjesë nga intervista:

Nevina Shtylla: Je tradhtuar ndonjëherë ti?

Vesa Smolica: Sigurisht që po, nuk është një gjë e re për vajzat dhe djemtë që janë në lidhje. Unë jam e rritur në moshë dhe eksperienca bën të vetën, e kam provuar edhe shijen e tradhtisë.

Ervin Kurti: Po si e more vesh?

Vesa Smolica: Unë nuk jam tip që hulumtoj, por vetëm më vijnë lajmet në dorë. E kam parë vetë. Më pas u ndamë në mënyrë shoqërore. I thashë ti rrugës tënde unë në rrugën time. Këto këngë që dëgjoni i kam dedikim. Jam shumë e shëruar dhe jam shumë e lumtur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al