Pas përfundimit të emisionit të saj, “Soiree”, gazetarja e njohur Jonida Shehu duket se ka nisur pushimet verore.
Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Jonida ka zbuluar se ndodhet në një vend bregdetar, nga ku ka pozuar për herë të parë me rroba banje.
Në foton e postuar në rrjetet sociale, gazetarja shfaqet e ulur në shezlong, e veshur me bikini ngjyrë të kuqe dhe një kapele mbi kokë.
“E kuqe dhe blu, ngjyrat e jetës time”, shkruan Jonida krahas postimit të saj, ku duket shumë në formë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al