15 Nëntor, 2017

E pabesueshme, shikoni çfarë bën gjyshja e Bebe Rexhës kur sheh fotografinë e …


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bleta Rexha (e njohur me emrin artistik Bebe Rexha), e cila u bë e njohur për faktin se shkroi superhitin “The Monster” të Eminem dhe Rihanna,  gjithnjë edhe përmes postimeve në rrjetet sociale na e ka përcjellë marrëdhënien e ngushtë që ka me familjen e saj , sepse pavarësisht famës dhe parave, nëse ka diçka që nuk zëvendësohet kurrë është :dashuria e familjes.

 

Këtë herë në “Instastory” ajo ka shpërndarë një revistë ku ishte vendosur fotografia e saj përkrah emrave të njohur të jetës artistike botërore dhe mbi të ka shkruar: “Më çoi mami mesazh dhe më tha se gjyshja kishte parë këtë në një sallon bukurie dhe puthi foton time”, shkruan Rexha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al