20 Dhjetor, 2019

“E preferuara ime”, Eleni Foureira mbështet Elvanën në festivalin e RTSH-së. Këngëtarja: Mbretëresha ime


Ndërsa janë prezantuar këngët konkurruese në festivalin e RTSH-së, një nga emrat më të përfolur për rrëmbimin e çmimit është Elvana Gjata.

 

Elvana ka marrë edhe mbështetjen e këngëtares me origjinë shqiptare Eleni Foureira.

Kjo e fundit me një postim në Instagram tha se Elvana është e preferuara e saj për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision.

“E preferuara ime,”- shkroi ajo në InstaStory, ku publikoi edhe një foto të Elvanës nga kënga e saj “Me tana”.

Ndërsa Elvana ripostoi foton e Eleni duke shkruar: “Të dua mbretëresha ime.”

elvana-gjata

Kujtojmë që Eleni Foureira konkurroi në vitin 2018 në Eurovision ku përfaqësoi Qiprion.

Ajo zuri vendin e dytë në kompeticionin më të madh muzikës në Evropë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al