Ish-konkurrentja e ‘’Për’puthen’’, Çiljeta Kormuzi ka rrëfyer arsyen e vërtetë e largimit nga emisioni. Ajo ka treguar se debati i tepërt që ka pasur me familjen e ish-burrit e ka detyruar atë të largohet përfundimisht nga programi.
Çiljeta ka deklaruar se në momentin që ajo tregoi historinë e jetës së saj duke filluar nga ndarja me ish – bashkëshortin dhe vajzën e saj filluan tensionet që e bënë atë ta linte përgjysëm rrugëtimin e saj në emisionin e dashurisë.
‘’Në fillim para se të merrja vendimin për t’u futur në program unë kisha folur me pjestarët e familjes të ish-burrit tim dhe ranë dakord që unë të merrja pjesë se unë normalisht, unë doja besimin se ku do të qëndronte goca. Dhe më dhanë okej. Unë u futa, u bërë pjesë e programit. Problemet erdhën më vonë, pasi unë shpreha publike pjesën e jetës sime, ndarjen dhe divorcin, ky u bë shkaku i mbylljes të kapitullit të ”Përputhen” për mua dhe debati i tepër që u krijua me familjen e ish-it. Atëherë u zemërua jo vetëm ai, por edhe pjesëtaret e tjerë të familjes sepse unë nuk mund ta mohoja historinë e jetës sime, ndarjen dhe shkaku kush ishte, arsyeja që ne kishim arritur deri në divorc. Në momentin që unë bërë publike këtë, filluan xhelozia, filluan fjalët dhe filluan që unë kisha lënë vajzën dhe unë për vete isha në emision, dilja në program’’, u shpreh ajo gjatë intervistës në ‘’Shqipëria Live’’.
Sakaq, ajo ka shtuar se partnerja aktuale e ish-burrit të saj ka tjetërsuar deklaratat që ish-konkurrentja ka thënë gjatë qëndimit në ‘’Për’puthen’’.
‘’ Problemi qëndron se ata ishin italianë dhe personi në fjalë ishte shqiptar ( duke folur këtu për të dashurën e ish- burrit) ndryshe unë flisja dhe ndryshe e përkthente. E them sepse ishin përkthyer fjalët të kundërt dhe dilnin sikur shaja dhe kisha ofenduar anëtarët e familjes. Kjo nuk ka ndodhur sepse unë kam respektim maksimal për ata. Janë njerëz që i dua fort sepse kaloj mirë, pavarësisht se unë kam përfunduar një divorc. Merrja telefoanta të shumta që ti je futur në një emison ndërkohë që ke një gocë, që s’ka lidhje sepse kur lind një divorc, si unë dhe personi në fjalë vazhdon jetën, çdokush mund ta jetoj jetën si të dojë, nuk do të thotë që unë u divorcova dhe do ngelem ashtu si isha”, tha ish-konkurrentja.
Çiljeta ka folur edhe për raportin me ish-vjehrrën e saj. Ajo tregon se ruan raporte të mira me të dhe madje vazhdon ta quaj atë ‘’ma’’.
‘’Kur unë mora vendimin që do të dilja nga programi, gjëja e parë që kam bërë është se kam qëndruar me gocën. Kemi marrë pak kohë me veten, dhe kemi shkuar në Itali. Unë i them akoma ‘ma’ ish-vjehrrës edhe kemi dalë për darke, kam hapur programin pjesën e parë të puntatës, ia kam shpjeguar në shqip. Nuk doja që ajo të ishte me idenë që unë e shaja, po i ofendoja, ajo ka shumë besim te unë, dhe i thashë vetëm kaq ‘ ma në momentin që unë mund t’ju shaja juve, mund t’ju ofendoja juve ose mos të kisha besim te ju, e para gjë që do të ndodhte, nuk do t’lija gocën, gjënë më të shtrenjtë, mund t’ju ofendoja juve ose mos të kisha besim te ju, e para gjë që do të ndodhte, nuk do t’lija gocën, gjënë më të shtrenjtë, fëmijën tim. Dhe madje më tha a të pëlqen ndonjë nga çunat’’, u shpreh ajo. ”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al