24 Korrik, 2024

“Eh, si Hachiko jam shndërruar në pritje” – 2 Muaj që nga ndarja nga jeta e bashkëshortes së Agron Llakajt/ Aktori shpreh vuajtjen e mungesës së saj ndër rreshta


Aktori i njohur shqiptar, Agron Llakaj, 2 muaj më parë u përballë me dhimbjen më të madhe, humbjen bashkëshortes së tij të ndjerë Konstandinës.

Gjatë kësaj periudhe Agroni e ka gjetur mbështetjen tek ndjekësit dhe ka mundur t’i bëjë ballë mallit për bashkëshorten me dedikimet që i bën në rrjetet sociale.

Nuk mungoi as ditën e sotme një postim për Kondstandinën në Instagramin e aktorit, ku ndër rreshta të ndjerë tregon si janë ditët e tij tani pa të në krahë.

Sot 2 muaj pa Ty!

Kalojnë ditët dhe sërisht mbetem i pushtuar nga mungesa jote Kostandina…dhe jetën e shikoj krejt ndryshe.

sa i pakuptimt ky fati ynë?!

Shtyj një ditë, një jave…,sot 2 muaj…,ushqej mendimin se do më kthehesh sërish dhe sdi…,eci rrugës dhe më duket se përpara do me shfaqesh Ti, ke qenë në punë, ne bankë a diku..eci nga liqeni dhe hapat që vijnë mbrapa nga kushdo me ngjajnë me ritmin e hapave te tua…,sa herë instiktivisht kthej koken…,ul ritmin të të pres.., dhe sërish vetëm.

Ulem te vendi ynë ne kafene dhe porosis gjithmone dy, dy gjysma kafe dhe një shishe uje… Në shtëpi cdo levizje e hapje e mbyllje dere…,më rrënqeth të gjithin..,mos po vjen ti?!-

” Të kam sjellë dy bluza, provoi cila të rri më mirë?!” Me mungon e qeshura jote…,malli më shqyen për zërin tënd në telefon-” hë mo Agron?!

” Pusho pak,mos rri pa ngrënë…,të të pres apo vonon?!” E ditët shtyjnë njëra tjetren e hëna me diellin vazhdojnë ndërrojne vendet…,unë jo…,të pres Ty.

E si Hachiko jam shndërruar në pritje, në pritje deri në amshim..,nuk kam një vend ku Ty të të pres,në cdo vend më mungon Ti,”-ka përfunduar Agroni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al