Këngëtarja e grupit e grupit të njohur muzikor të viteve 90 “702”, Irish Grinstead ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë motra e artistes, LeMisha Grinstead përmes një postimi në Instagram, ndërsa nuk tregoi shkakun e vdekjes.
“Me pikëllim të madh më duhet t’ju bëj të ditur se motra dhe shoqja ime ka ndërruar jetë këtë mbrëmje,”- ka shkruar motra e këngëtares.
“702” – një grup i përbërë fillimisht nga motrat Grinstead dhe Kameelah Williams – bën debutimin e tyre të parë në 1996 me albumin hit “No Doubt”, ndërsa në vitin 1999 publikuan albumin “Where My Girls At”.
Përgjatë sukseseve të tyre, grupi muzkorë u shfaq gjithashtu në filma hit si “Good Burger” dhe “Little Stuart”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al